Valentine's Day - East Gate Mall
?>

Valentine’s Day

image of the store

Këtë muaj festojmë dashurinë.

Këtë shkurt lejojini vetes të lazdroheni, kënaquni dhe festoni muajin e dashurisë. Dashuria është e vërtetë kur shprehet dhe vërtetohet çdo ditë, por data të caktuara janë ato që spikaten. Sigurisht që po flasim për 14 shkurtin.

Të gjithë ju që jeni çmendurisht të dashuruar dhe nga 365 ditë në vit, ekziston një ditë kur e shënoni dashurinë suaj, të paktën duhet ta shënoni ashtu siç duhet.

Keni nevojë për vullnet të mirë, shuuuumë dashuri dhe vëmendje dhe sigurisht shpirtin binjak pranë jush, për të pasur humor romantik. Ndërsa edhe ne me ju, jemi gjithmonë të lumtur të festojmë gjithçka që lëviz dhe lartëson dashurinë.

Në emër të dashurisë nuk i harruam as dhuratat. Po çfarë të dhuroni?

Para së gjithash, dhurata duhet të jetë nga zemra. Dhe për të qenë e mirë, duhet të jetë origjinale. Kjo është arsyeja pse ne u kujdesëm që t’ju shkrinim zemrat këtë shkurt me zbritjet në dyqanet tona.

Ndërsa të gjithë ju që nuk e keni gjetur ende shpirtin binjak, muaji i dashurisë synon t’ju bëjë të dashuroheni sërish me modën dhe shprehjen e personalitetit tuaj nëpërmjet stilit unik.